Opoja.net

Zharku: MSA-ja sjell zhvillim ekonomik dhe krijon vende të reja të punës

Kosova
Zharku: MSA-ja sjell zhvillim ekonomik dhe krijon vende të reja të punës

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, mori pjesë në konferencën e nivelit të lartë për marrëveshjen e Stabilizim Asociimit në mes të BE-së dhe Kosovës, e cila trajtoi temën “Stimulimi i ekonomisë, rritjes dhe punësimit”, ku pjesëmarrës, përveç spektrit politik vendës, ishte edhe Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Johannes Hahn.

Me këtë rast, Zharku foli për projektet kapitale në sferën e infrastrukturës, me theks të veçantë për linjën hekurudhore 10, pastaj për rrugët hyrëse e dalëse në Prizren, Gjilan e Ferizaj, si dhe rreth rehabilitimit të rrugës Kllokot-Gjilan, për të cilat tanimë janë të nënshkruara marrëveshjet mbi huamarrjen.

Ai, vëmendje të posaçme i kushtoi edhe rrugës Kievë-Pejë, autostradës Besi-Merdarë, autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë, rrugës Prishtinë–Mitrovicë, si dhe autostradës “Arbën Xhaferi” që lidh Kosovën me Maqedoninë.

Në këtë konferencë u tha se MSA-ja është marrëveshje, e cila paraqet mundësi për zhvillim ekonomik të Kosovës dhe krijimit të vendeve të reja të punës, si dhe ajo do të ndikojë në rritjen e besimit të investitorëve të huaj, të cilët do të shprehin interesim për investim në vendin tonë.

MSA-ja e nënshkruar gjatë vitit të kaluar në mes BE-së dhe Qeverisë së Kosovës, ka hyrë në fuqi të premten dhe nga kjo marrëveshje sipas Zyrës së BE-së në Kosovë, priten reforma në të gjitha sferat publike në vend, përfshirë edhe hapjen e vendeve të punës.

Hoti paralajmëron se mund të ketë masa edhe më të ashpra në fund të javës

Opoja.net

111 persona të moshuar në Kosovë janë pa përkujdesje familjare

Opoja.net

Sa shtetas të Kosovës jetojnë në Gjermani

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net