Opoja.net

Zidane e do vetëm Pogban

Sport
Zidane e do vetëm Pogban

Real Madridi e ka paraparë të presë deri në minutën e fundit të afatit kalimtar veror për të bërë një nënshkrim të madh dhe Zinedine Zidane shpreson se do të ndodhë dëshira e tij për të nënshkruar me yllin e Manchester Unitedit, Paul Pogba.

Afati kalimtar është i hapur deri më 2 shtator dhe, si i tillë, Los Blancos do të qëndrojnë të vëmendshëm për të gjitha lëvizjet, me një sy të mprehtë për situatën e mesfushorit të Unitedit.

SUPER OFERTË NGA HOTEL ARXHENA

Ndërrimi i viteve nën bardhësinë e bjeshkëve të Sharrit

SHIKO OFERTAT

 

Pogba nuk është bërë më pak i dëshirueshëm për Zidanen, pasi trajner francez e do ende atë, por Unitedi ende kërkon 200 milionë euro për shërbimet e tij.

Asgjë nuk ka ndryshuar në rreth situatës së Pogbas, pasi ai nuk planifikon të detyrojë një largim nga Old Trafford pavarësisht se dëshiron të punojë me Zidanen në Madrid.

Se Zidane e do Pogban është e dukshme, aq më tepër kur e kuptoni që Donny van de Beek ose Christian Eriksen mund të arrinin në Spanjë nëse ai do të jepte miratimin e tij në secilën nga nënshkrimet, por ai preferon dukshëm bashkëkombësin e tij.

Në rastin e Neymar , Florentino Perez po qëndron i vendosur dhe në pritje të ngjarjeve.

Gjërat duhet ende të lëvizin disi në Paris para se të bëhet një veprim, por  mungesa e golave ​​te Real Madrid është alarmante, dhe klubi e shikon brazilianin si dikë që mund të ndihmojë për të korrigjuar atë statistikë. /Telegrafi/  

Messi te PSG? Al Khelaifi jep përgjigjen shumëkuptimëshe

Kushtrim Guraj

Arsyet që e shtyjnë Messin të pranojë ofertën e PSG-së

Kushtrim Guraj

Arsenali e dominon Rapidin, vazhdon pa humbje në Europa Ligë

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net