Opoja.net

Zidane llogarit në Jamesin te Real Madridi

Sport
Zidane llogarit në Jamesin te Real Madridi

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, llogarit në shërbimet e James Rodriguezit për sezonin e ri, duke vënë në dyshim transferimin e tij në Serie A.

Napoli është një prej klubeve më të interesuara për kolumbianin, mirëpo deri më tani ka hezituar të shpenzojë 42 milionë euro për të.

Mesfushori ofensiv nuk është përfshirë në dy ndeshjet e fundit miqësore (ndaj Red Bull Salzburg dhe Roma), mirëpo Zidane e ka bërë të qartë se dëshiron ta ketë në skuadër.

“James është një lojtar që e kemi regjistruar. Ai nuk është ftuar për ndeshjet, por kjo mund të ndryshojë. Gjithçka mund të ndodhë deri më 2 shtator, por kjo vlen edhe për të gjitha skuadrat tjera”.

“Fundja, unë gjithmonë llogaris në një lojtar të Madridit. Mund të më pyesni për këtë apo atë lojtar deri më 2 shtator, por përgjigja ime do të jetë gjithmonë e njëjtë”.

“Kjo është skuadra që e kam dhe këta janë lojtarët e mi, kështu është situata”, ka deklaruar Zidane. /Telegrafi/

Loading...

Mos i humb

Mërgim Vojvoda: Ne e duam me zemër Kosovën

Opoja.net

Anglia me ndryshime të mëdha, formacioni i mundshëm ndaj Kosovës

Opoja.net

Formacioni i mundshëm i Kosovës në duel me Anglinë, Challandes pritet të bëjë disa ndryshime

Opoja.net

Kosova pret Anglinë për ta përmbyllur një cikël fantastik të kualifikimeve për Evropian

Opoja.net

Amir Rrahmani: Nuk do të ketë racizëm, në vendin tonë janë tifozë të lojtarëve dhe klubeve angleze

Opoja.net

Kosova zhvilloi stërvitjen e fundit para sfidës ndaj Anglisë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net