Opoja.net

Zidane pas golit të parë të Hazardit: Shpresojmë të ketë shumë pas tij

Sport

Zinedine Zidane ndihet i lumtur pas golit të parë të yllit belg, Eden Hazard, me fanellën e Real Madridit.

Real Madridi ka fituar në shtëpi me rezultat 4-2 ndaj Granadas në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në La Liga.

Njëri nga golat e kësaj fitore u shënua nga ylli belg, Hazard, i cili nuk kishte shënuar asnjëherë me Mbretërit që nga transferimi i tij në verë nga Chelsea.

Ky gol i Hazardit e ka gëzuar shumë trajnerin Zidane që shpreson që ky të jetë vetëm i pari nga shumë të tjerë që do t’i shënojë belgu me Realin.

“Ne duhet ta shohim Edenin si ky i sotmi, duke luajtur mirë dhe duke shënuar gola”.

“Ai e dëshironte atë gol. Ishte i lumtur në dhomën e zhveshjes pas ndeshjes”.

“Shpresojmë që është e pari nga shumë tjerë për të”, ka thënë Zidane pas ndeshjes. /Telegrafi/ 

Mos i humb

UEFA hap hetime ndaj Kosovës, mund të marr dënim

Opoja.net

Kush qëndroi prapa koreografisë madhështore të ndeshjes Kosovë – Mali i Zi?

Opoja.net

Ëndrra vazhdon, fitore dhe spektakël ndaj Malit të Zi

Opoja.net

Stadiumi ‘Fadil Vokrri’, kështjella e pamposhtur e ‘Dardanëve’

Opoja.net

UEFA paralajmëron spektakël në ndeshjen Kosovë – Mali i Zi

Opoja.net

Formacioni i mundshëm i Kosovës në ndeshjen ndaj Malit të Zi

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net