Opoja.net

Zvicra ratifikoi marrëveshjen për sigurime sociale me Kosovën

Rajoni

Ambasadori i Zvicrës Jean-Hubert Lebet i ka dorëzuar sot ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale Skender Reçica notën verbale mbi ratifikimin e marrëveshjes për sigurimet sociale në mes të Kosovës dhe Zvicrës, e cila tashmë është ratifikuar edhe nga shteti zviceran.

Reçica theksoi se ky është një lajm i rëndësishëm për të gjithë qytetarët dhe shtetin e Kosovës, pasi me ratifikimin e kësaj marrëveshje triumfoi e drejta e qytetarëve për të ri-përfituar nga pensionet dhe beneficionet, e drejtë e cila iu mohua me vite të tëra.

“Qytetarët tanë do të njoftohen së shpejti nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, lidhur me këtë marrëveshjeje dhe të gjitha procedurat për aplikim dhe realizim të të drejtave të tyre’, ka thënë ministri Reçica.

Ai ka shtuar se ratifikimi i marrëveshjes për sigurime sociale me Zvicrën do të hapë rrugë për nënshkrimin e marrëveshjeve të tilla edhe me shtete të tjera.

Mos i humb

Kosova dhe Maqedonia e Veriut nisin bashkëpunimin në fushën e regjistrimit të bizneseve

Opoja.net

Pse është vështirë të jetosh në Zvicër?

Opoja.net

Punëtorët nga Ballkani po japin kontribut për tregun gjerman të punës

Opoja.net

Gjermania në kërkim të 472 mijë punëtorëve, këto janë profilet më të kërkuara

Opoja.net

Refugjatët po futen më shpejt në tregun gjerman të punës

Opoja.net

Mërgimtarit kosovar i vidhen gati 10 mijë euro

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net