Opoja.net

Zyrtare: Agim Ademi Nuk është Më Nënkryetar I KOK-ut

Zyrtare: Agim Ademi Nuk është Më Nënkryetar I KOK-ut

Pasi u zgjodh Ismet Krasniqi kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës, janë zgjedhur edhe nënkryetarët e KOK-ut, transmeton Sinjali Sport.

Gazmend Maxhuni është zgjedhur me 58 vota, Milaim Kelmendi me 49 vota, Eugen Saraqini me 38 vota dhe Mimoza Shokdra Bislimi me 38 vota.

Postin e nënkryetarit nuk do ta ushtrojë më kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi. Ademi këtë post e mbante nga viti 2018. I pari i FFK-së ishte sot prezent në Asamblenë zgjedhore për të hedhur votën e tij për kryetar të KOK-ut, së bashku me nënkryetarin, Bakir Burri, shkruan Insporti.

Ismet Krasniqi mposhti Besim Hasanin dhe Linda Shalën që ishin në garë për kryetar të Komitetit Olimpik të Kosovës.

Krasniqi mori 53 vota nga 105 delegatë që ishin në sallë të pranishëm, duke e lënë prapa Hasanin me dhjetë vota (43), ndëras Linda Shala mori vetëm 11 vota.

Besim Hasani qëndroi 25 vjet si president i KOK-ut. /Gazeta Sinjali Sporti/

PRITJA E MUAJIT TË RAMAZANIT

Merlinda Guraj

PËRGËZIMI ME ARDHJEN E MUAJIT RAMAZAN

Merlinda Guraj

PARA MUAJIT RAMAZAN

Merlinda Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net