Opoja.net

Zyrtare, Kosova bëhet me kod telefonik +383

Kosova
Zyrtare, Kosova bëhet me kod telefonik +383

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, njofton se sot shteti i Kosovës u bë me kod telefonik ndërkombëtarë 383 të cilën ITU ia alokoi edhe zyrtarisht.
Po ashtu, bëjmë me dije opinionin se ITU në pajtim me marrëveshjen e telekomit ka publikuar kodin telefonik për Kosovën. Ky lajm përbën një të arritur historike për fushën e telekomit dhe fuqizon subjektivitetin ndërkombëtar të shtetit të Kosovës.

Ministrja Tahiri dhe grupi punues: Kreshnik Gashi, koordinator profesional për telekomin dhe kryetar i bordit të ARKEP, Gazmir Raci, koordinator politik për telekomin dhe këshilltar i ministres Tahiri, Ilir Imeri, drejtor i departamentit për menaxhimin e frekuencave në ARKEP, Rexhë Gjonbalaj, kryetar i bordit të Telekomit të Kosovës, Mehdi Latifaj, drejt teknik i Telekomit të Kosovës dhe Zana Bejta nga IPKO, i urojnë të gjithë qytetarët e Kosovës për këtë të arritur. /Telegrafi/

SUPER OFERTË NGA HOTEL ARXHENA

Ndërrimi i viteve nën bardhësinë e bjeshkëve të Sharrit

SHIKO OFERTAT

 

Sot pritet të zyrtarizohet prefiksi +383 për Kosovën

Unioni Ndërkombëtar i telekomunikacionit (ITU) sot pritet ta botojë buletinin e vet në të cilin duhet të publikojë se Kosovës i është ndarë numri thirrës treshifror +383.

Kosova këtë numër e ka marrë me lejen e Serbisë. Ministri serb i telekomunikacionit Rasim Lajiq më 3 dhjetor i ka dërguar një letër ITU-së në të cilën ka theksuar se jep pëlqimin për numrin thirrës treshifror 383 për rajon in gjeografik Krahina Autonome e Kosovë – Metohisë.

Në këtë korrespondencë, shkruan Novosti, Lajiq ka përkujtuar se n nakset teknike të buletinit Kosova përmendet t si “Kosovo*” me fusnotë : “Ky emërtim nuk e prejudikon qëndrimet për statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit dhe me mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për deklaratën e pavarësisë së Kosovës”.

E ashtuquajtura Zyrë për Kosovën më herët kishte sqaruar se Beogradi nga Prishtina edhe më tej do të thirret pa kodin thirrës por vetëm me 011, kështu që biseda do të tariforet si ndërmjet qyteteve.

Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare

Opoja.net

Asamblistë dhe biznesi i babait të kryetarit të Prizrenit përfitojnë nga komuna, kjo mund të përbëjë shkelje

Opoja.net

Prizreni dhe 5 komuna tjera pajisen me aparatin RT-PCR

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net