Opoja.net

Zyrtare, lojtari i Milanit transferohet në La Liga

Sport
Zyrtare, lojtari i Milanit transferohet në La Liga

Suso nuk do të rikthehet në Serie A.

Sevilla tani ka detyrim të paguajë rreth 24 milionë euro ndaj Milanit për Suso pas kualifikimit në Ligën e Kampionëve.

Suso u bashkua me Sevillën si huazim në janar, me kushtin që marrëveshja të bëhej e përhershme nëse ata përfundojnë në katër pozitat e para.

Kjo tani është konfirmuar pasi Real Sociedad mundi Villarreal 2-1 dje në mbrëmje, transmeton lajmi.
26-vjeçari ka shënuar një gol dhe dy asistime në 18 paraqitje për skaudrën e Julen Lopetegui në gjysmë-sezon me ta.

Suso u transferua në Milano në janar 2015 për vetëm 1.3 milion euro pasi kontrata e tij me Liverpoolin kishte hyrë në gjashtë muajt e fundit.

Ai shënoi 24 herë dhe asistoi 36 herë në 153 ndeshjet e tij për kuqezinjtë, duke fituar një Superkupë.

Loading...

Mos i humb

Bonaventura përshëndetet me Milanin

Fari Kolloni

Cavani aty ku askush s’e pritse

Fari Kolloni

Ndeshjet në Evropë, UEFA ua cakton laboratorin për testet e Covid-19 klubeve kosovare

Fari Kolloni

Manchester United i ofron 55 milionë euro yllin nga Serie A

Fari Kolloni

Milan identifikon zëvendësuesin e Bonaventuras

Fari Kolloni

E mposht Ronaldon, Dybala shpallet më i miri i sezonit në Serie A

Fari Kolloni
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net