Zyrtarët në Dragash deklarojnë pasurinë, Drejtori i Administratës është milioner

Kosova

Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) ka publikuar deklarimet e pasurisë edhe për zyrtarët e Komunës së Dragashit, shkruan Opoja Sot.

Në bazë të këtyre të dhënave që vetë përfaqësuesit institucional i kanë dhënë, në Komunën e Dragashit, drejtori më i pasur del të jetë Eroll Bajrami.

Drejtori Bajrami, ka deklaruar se posedon pasuri prej 290 mijë eurove, dhe ka 50% të aksioneve në një kompani që ka vlerë dy milion euro./Opoja Sot/

Më poshtë po u japim deklaratat e pasurisë që i kanë dhënë  drejtorët e drejtorive në Komunën e Dragashit

Eroll Bajrami (PDK), Drejtor i Administratës – 290,000 € dhe 50% aksione në ndërmarrjen që ka vlerë 2 milion euro

Vloran Cenaj (PDK), Drejtor i Arsimit – 93,000 €

Valon Shabani (PDK), Drejtor për Ekonomi Financa dhe Zhvillim – 110,000 €

Lirim Hajredini (AKR), Drejtor për Kulturë Rini dhe Sport  – 63,900 €

Bean Haxhihasan (VAKAT),  Drejtor për Urbanizëm, Kadastër dhe Mbrojtje të Mjedisit – 31,000 €

Behar Brenolli (VAKAT), Drejtor për  Shëndetësi dhe Mirëqenie Publike – 18,500 €

Fejsal Haliloviç (JGP), Drejtor për Bujqësi , Zhvillim dhe Inspekcione – 34, 500 €

Mursel Halili (GIG), Drejtor për Mbrojte, Shpëtim dhe Shërbime Publike – 86,200 €

Zemaj: Po shqyrtohet mbyllja e kufijve dhe kufizim i lëvizjes në zonat më të prekura me COVID-19

Opoja.net

Pandemia dëmtoi rëndë edhe Byronë Kosovare të Sigurimit

Kushtrim Guraj

Rritja e rasteve me COVID 19, mësimi në Kosovë po vazhdon në dy variante

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net