Lidhja Demokratike të Kosovës, lidhi marrëveshje koalicioni me partinë Lidhja për Gorën

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Lajme Opoja

Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Dragash ka nënshkruar marrëveshje koalicioni me partinë Lidhja për Gorën (Pokret za Gora).

Kujtojmë PDK ka nënshkruar koalicion me partinë boshnjako-gorane VAKAT, ndërsa LDK dje ka nënshkruar po ashtu koalicion me NISMA-në.

Lidhja për Gorën (Pokret za Gora) nuk ka pasur kandidatë të sajë për Kryetar Komune, ndërsa në asamble ka fituar 354 vota ose 2.53 për qind ku ka mundur të fitojë një delegatë në Asamble Komunale.

Në raundin e parë Selim Kryeziu nga LDK, prinë me 5,150 vota apo 35.52 për qind, Shaban Shabani i PDK-së ka marrë 4,962 vota apo 34.22 për qind, ndërsa Sherif Aga nga VAKAT ka marrë 1,427 vota apo 9.84 për qind. /Opoja Sot

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-