Opoja.net

Në një konkurs në Dragash u pranuan familjarë të nënkryetarit e drejtorit të shkollës

Aktuale Opoja

Shahindere Ramadani, e reja e drejtorit të shkollës fillore “Ilmi Bahtjari” si dhe Zybejde Saiti, vajza e nënkryetarit të komunës së Dragashit, janë punësuar si mësimdhënëse në këtë shkollë, në konkursin e fundit të shpallur nga drejtoria e Arsimit e kësaj komune.

Por, përkundër që vendimi është bërë i ditur të mërkurën, drejtori i shkollës, Naser Meleqi ka thënë se nuk e di kush është pranuar në këtë konkurs, pasi nuk ka ende asgjë zyrtare, raporton KTV.

Ai shton se vetëm e ka njoftuar drejtorinë e Arsimit që, më 24 të këtij muaji, një mësimdhënës pensionohet dhe se një mësuese ka shkuar në pushim të lehonisë.

Edhe zyrtarët komunalë kanë thënë se konkursi ka qenë i rregullt.

Nënkryetari i komunës së Dragashit, Selami Saiti, ka thënë se nuk ka ndikuar pozita e cila mban, që këtë vend të punës ta fitojë vajza e tij, pasi, siç thotë nënkryetari, ajo kishte konkurruar edhe në disa konkurse në të kaluarën.

Ndërsa, 15 kandidatët e tjerë që kanë qenë në konkurs nuk kanë dashur të prononcohen, pasi thonë se nëse flasin nuk do të mund të gjejnë punë në këtë komunë, por shtojnë se do të dërgojnë ankesë në Agjencinë kundër Korrupsionit,

pasi, sipas tyre, ky është konflikt interesi.

Dy mësimdhënëset e përmendura nuk kanë qenë të qasshme për të folur për mënyrën se si e kanë fituar punën.

Loading...

Mos i humb

Të gjithë besimtarëve muslimanë urime Fitër Bajrami nga Portali Opoja.net

Opoja.net

Kryetarit i komunës së Dragashit Shaban Shabani me një mesazh urimi, me rastin e përfundimit të Ramazanit dhe kremtimit të festës së Fitër Bajramit

Opoja.net

Biznesmeni Piraj: Më shumë se 14 orë pa rrymë, KEDS-i më gënjeu

Opoja.net

Gjatë pandemisë Gjykata në Dragash ka pranuar gjashtë padi dhe tre shkresa tjera

Opoja.net

I plagosuri i Betejës së Kosharës, Samet Ramadani

Opoja.net

Sfidat e drejtësisë në pandemi

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net