Distria Krasniqi e ka ngritur edhe një herë lart flamurin e Kosovës, duke fituar medaljen e artë në Grand Prix Zagreb 2025! 🇽🇰🥇
Me një paraqitje të jashtëzakonshme, Distria dominoi çdo rivalë me Ippon, duke treguar klasë, forcë dhe përkushtim në çdo xhiro të garës.
Nga Amanda Lima e Brazilit, te Blandine Pont e Francës, pastaj Gaia Stella nga Italia e deri te finalja ndaj Reka Pupp të Hungarisë – të gjitha u mposhtën me stilin e saj të pandalshëm.
Kosova vazhdon të shkëlqejë në sportin ku ka bërë histori, ndërsa Distria edhe një herë na kujton se jemi shteti i xhudos.
Faleminderit për emocionet kampione, jemi krenarë me ty! 🇽🇰
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

