Opoja.netOpoja.net
  • Lajme
  • Opoja
  • Artikuj
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shtojca
    • Kultura & Arti
    • Shëndeti
    • Teknologji
    • Kuzhina
    • Kuriozitete
  • Ide
    • Opinione
    • Intervista
    • Personazhe
    • Talentet
  • Shpallje
  • Blogu i ditësLIVE
Kërko
  • Impressum
  • Marketing
  • Kontribo
  • Raporto
  • Privacy Policy
© 2013- 2022 Portali Opoja.net. Të gjitha të drejtat e mbrojtura. Dizajnuar nga Ikonat Creative.
Duke lexuar: 12 orë punë në luftën për të shpëtuar jetë, situatë e rëndë me pandeminë në Kosovë
Ndaje
Notification Shfaq më shumë
Blogu i ditës
Skandal në ndeshjen e Muriqit në La Liga, komentatori refuzon të përmendë Kosovën
Skandal në ndeshjen e Muriqit në La Liga, komentatori refuzon të përmendë Kosovën
17 August, 2022
5 732 raste aktive me Coronavirus në Kosovë
5 732 raste aktive me Coronavirus në Kosovë
17 August, 2022
SBAShK-u paralajmëron grevë nga 24 gushti, Qeveria ka afat të fillojë dialogun nga kjo javë
SBAShK-u paralajmëron grevë nga 24 gushti, Qeveria ka afat të fillojë dialogun nga kjo javë
17 August, 2022
KFOR-i rrit prezencën në Jarinje e Bërnjak: Ndërhyjmë nëse ka nevojë
KFOR-i rrit prezencën në Jarinje e Bërnjak: Ndërhyjmë nëse ka nevojë
17 August, 2022
Pse Evropës po i shtrenjtohet energjia?
Pse Evropës po i shtrenjtohet energjia?
17 August, 2022
Aa
Opoja.netOpoja.net
Aa
  • Lajme
  • Opoja
  • Artikuj
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shtojca
  • Ide
  • Shpallje
  • Blogu i ditësLIVE
Kërko
  • Lajme
  • Opoja
  • Artikuj
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shtojca
    • Kultura & Arti
    • Shëndeti
    • Teknologji
    • Kuzhina
    • Kuriozitete
  • Ide
    • Opinione
    • Intervista
    • Personazhe
    • Talentet
  • Shpallje
  • Blogu i ditësLIVE
Follow US
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2013- 2022 Portali Opoja.net. Të gjitha të drejtat e mbrojtura. Dizajnuar nga Ikonat Creative.
Kosova

12 orë punë në luftën për të shpëtuar jetë, situatë e rëndë me pandeminë në Kosovë

Opoja.net
Opoja.net 27 August, 2021
Ndaje
12 orë punë në luftën për të shpëtuar jetë, situatë e rëndë me pandeminë në Kosovë
Ndaje

Aparatet që monitorojnë gjendjen e pacientëve, në kujdesin intensiv të Klinikës Infektive, në Prishtinë, e prishin qetësinë që mbretëron në dhomën ku luftohet për jetë.

“I vetmi moment i mirë i punës është kur një pacient arrijmë ta nxjerrim nga kujdesi intensiv, dhe ta kalojmë në repart të rregullt”, thotë Faton Qollopeki, specializant në Klinikën Infektive, në Prishtinë.

Në kujdesin intensiv, aty ku trajtohen pacientët me gjendje të rëndë shëndetësore, më 26 gusht ishin shtrirë gjashtë të tillë.

Këta pacientë nuk i lë vet asnjë moment specializanti 29-vjeçar, i cili që një vit e gjysmë kujdeset për të sëmurët të rëndë me COVID-19.

“Tërë kohën duhet të jesh në monitorim të pacientëve, gjendja e tyre nuk të lejon që të mbeten disa minuta pa monitorim”, thotë ai.

Fatoni pushon një orë në ditë, për të drekuar. Në atë kohë, kujdesi ndaj pacientëve mbetet te dikush nga kolegët tjerë.

Ditët më të rënda për Fatonin janë ato kur nuk shihet përmirësim i gjendjes klinike të pacientëve.

“Përkundër përkujdesjes maksimale që japim, ndonjëherë nuk shkon mirë. Dhe, ata vdesin”, thotë ai.

Përveç që janë të sëmurë rëndë, këta pacientë janë edhe të vetëm.

“Pacientët e ndiejnë mungesën e familjarëve, por kështu e ka kujdesi intensiv”, shprehet Fatoni.

Klinika Infektive, në Prishtinë, është e mbushur me pacientë të infektuar me koronavirus. Më 26 gusht ishin në trajtim 117 pacientë.

Infermierët vazhdonin të punonin pa u ndalur.

Ata pranojnë pothuajse çdo ditë pacientë të rinj, për aq sa ka vend në klinikë, e cila më nuk kishte asnjë shtrat të lirë.

Sapo të lirohet një pacient në shtëpi, shtratin e tij, brenda pak orësh, e zë një pacientë tjetër.

Pa pushim e 12 orë në punë

Remzie Mehmeti që 22 vjet punon si infermiere në Klinikën Infektive. Por, thotë ajo, brenda këtyre viteve kurrë nuk ka parë një gjendje të tillë.

“Kurrë nuk ka pasur më shumë punë, deri vitin e kaluar, kur u përballëm me pandeminë. Por, sivjet është shumë më vështirë se para një viti. Kemi mungesë të personelit”, thotë ajo.

Në repartin F të Klinikës Infektive, ku ajo punon, janë 8 dhoma me nga dy shtretër.

Orari i punës është 12 orë. Remzia kujdeset për 16 pacientë, pothuajse pa pushim.

“Është ora 13:00, para 20 minutave kam ngrënë bukë, prej kur kam ardhur në punë në orën 7:15”, thotë ajo.

Secili pacient kërkon shërbimin e vet, ka terapinë e cila duhet të jepet me kohë, dhe infermierja Remzie, e vetme në repart, duhet të jetë afër pacientëve.

“Me dy duar nuk arrin t’i bësh të gjitha”, thotë ajo.

Për shkak të situatës së rënduar me COVID-19, stafit shëndetësor i janë ndërprerë edhe pushimet vjetore. Njëra nga ta ishte edhe infermieria Remzie.

“Më ka ardhur djali nga Amerika, s’e kam parë që një vit e gjysmë. Nuk kam mundur të rri me të, ma kanë anuluar pushimin, dhe është dashur të kthehem në punë”, thotë ajo.

Situatën e rënduar me pandeminë, në Klinikën Infektive, në Prishtinë, e përshkruan edhe drejtori i kësaj klinike, Arben Vishaj.

Përveç punës si drejtor, ai është infektolog në këtë klinikë. Pa u ndalur, ai viziton pacientët, duke u munduar të ndajë kohë për secilin.

“Sfidat që kalojnë mjekët janë të vështira, janë të përshkruara me tensione e me gjendje emocionale. Ata përballen me një vështirësi të jashtëzakonshme, por po tentojmë të gjejmë zgjidhjen më të përshtatshme”, thotë Vishaj.

Vdekja e pacientëve nga COVID-19 përshkruhet e rëndë, nga të gjithë mjekët e infermierët. Ndonjëherë, ndodhin dy e tre vdekje përnjëherë.

“Unë kam qenë mjeku kujdestar kur është pranuar pacienti i parë me COVID-19, dhe kur kemi pasur edhe vdekjen e parë nga COVID-19. Aty e kam parë që kemi të bëjmë me një sëmundje të jashtëzakonshme, pasi që të njëjtin pacient që vdiq e kisha vizituar vetëm gjysmë ore më herët”, tregon Vishaj.

Tani, pas më shumë se një viti me pandeminë, Vishaj apelon te qytetarët që të jenë të qetë, të jenë të vetëdijshëm se kanë të bëjnë me një sëmundje të rëndë, të mbrohen, të respektojnë masat dhe të vaksinohen.

“T’i binden vaksinimit, se kjo është arma më e fortë dhe më efikase që do të mbrojë familjet e tyre”, thotë Vishaj.

Në Kosovë, numri i të infektuarve gjatë dy javëve të fundit ka shënuar rritje.

Të enjten, në Kosovë janë regjistruar edhe 18 viktima, dhe janë konfirmuar edhe 2.295 raste të reja me koronavirus.

Kosova ka administruar 747.898 mijë vaksina, kurse të vaksinuar plotësisht janë 256.235 mijë persona. Një person konsiderohet i imunizuar plotësisht, 14 ditë pas marrjes së dozës së dytë të vaksinës.

173

A jeni optimist se Kosovës do t'i hiqen vizat këtë vit?

Opoja.net 27 August, 2021
Shpërndaje:
Ndaje Ciceroje Whatsapp Whatsapp Kopjo lidhjen
Mërgimtarit ia bëjnë shkrumb e hi veturën luksoze në Dragash, dyshon se dikush ia dogji për hakmarrje
Opoja

Mërgimtarit ia bëjnë shkrumb e hi veturën luksoze në Dragash, dyshon se dikush ia dogji për hakmarrje

16 August, 2022
Burri në Dragash terrorizon vëllain dhe kunatën, i kërcënon me benzinë e armë në dorë – shkak tapia e shtëpisë
Opoja

Burri në Dragash terrorizon vëllain dhe kunatën, i kërcënon me benzinë e armë në dorë – shkak tapia e shtëpisë

15 August, 2022
Plas sherri në një ndejë me muzikë live në Dragash, theret me thikë një person
Opoja

Plas sherri në një ndejë me muzikë live në Dragash, theret me thikë një person

15 August, 2022
Skandal në ndeshjen e Muriqit në La Liga, komentatori refuzon të përmendë Kosovën
Skandal në ndeshjen e Muriqit në La Liga, komentatori refuzon të përmendë Kosovën
Sport
5 732 raste aktive me Coronavirus në Kosovë
5 732 raste aktive me Coronavirus në Kosovë
Kosova
SBAShK-u paralajmëron grevë nga 24 gushti, Qeveria ka afat të fillojë dialogun nga kjo javë
SBAShK-u paralajmëron grevë nga 24 gushti, Qeveria ka afat të fillojë dialogun nga kjo javë
Kosova
KFOR-i rrit prezencën në Jarinje e Bërnjak: Ndërhyjmë nëse ka nevojë
KFOR-i rrit prezencën në Jarinje e Bërnjak: Ndërhyjmë nëse ka nevojë
Kosova

Ju gjithashtu mund të lexoni

5 732 raste aktive me Coronavirus në Kosovë
Kosova

5 732 raste aktive me Coronavirus në Kosovë

0 Min. Leximi
SBAShK-u paralajmëron grevë nga 24 gushti, Qeveria ka afat të fillojë dialogun nga kjo javë
Kosova

SBAShK-u paralajmëron grevë nga 24 gushti, Qeveria ka afat të fillojë dialogun nga kjo javë

2 Min. Leximi
KFOR-i rrit prezencën në Jarinje e Bërnjak: Ndërhyjmë nëse ka nevojë
Kosova

KFOR-i rrit prezencën në Jarinje e Bërnjak: Ndërhyjmë nëse ka nevojë

1 Min. Leximi
Parashikimi i motit, ngritën temperaturat deri në 33 gradë

Shfaq më shumë

Impressum

Materialet në Portalin OPOJAnet nuk mund të përdoren. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit OPOJAnet.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2013 – 2022  Agjencia e lajmeve lokale OPOJAnet

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:

Kontakti

OPOJAnet B.I

Rr. Rexhep Krasniqi B10 Ob,A4 Nr.01, Prishtinë

  • 045/ 563-059
  • informata@opoja.net
  • marketing@opoja.net
40.5k Like
6k Follow
10.3k Follow
275k Subscribe

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?