140 zyrtarë nuk deklarojnë pasurinë, gjobat gati për ta

Opoja.net Opoja.net Kosova

Me përfundimin e muajit mars, ka përfunduar edhe afati për deklarimin e pasurisë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, nga zyrtarët që punojnë në institucione publike.

E për periudhën sa ishte i hapur afati ligjor, pasurinë e deklaruan mbi 9 mijë e 800 zyrtarë, ndërkohë që 140 zyrtarë publik, ende nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

“Ne kemi filluar tashmë procedurat për të inicuar shqiptimin e gjobave, brenda ditës së sotme do dërgojmë kërkesat për të verifikuar se sa është shuma e pagës së tyre bazë që gjobat të shqiptohen sa më shpejtë, sepse gjoba automatike që lidhen me kalimin e afatin është 30% të pagës së tyre”.

“Të gjithë këta e kanë një afat shtesë 15 ditore, që të kryejnë këtë obligim, gjatë kësaj periudhe nuk ka masa tjera ndëshkuese, nëse vonohen më shumë se 15 dite bëhen subjekt të kallzimeve penale në prokurori”, ka deklaruar  Yll Buleshkaj – Drejtor i Agjencisë për parandalimin e Korrupsionit.

Bazuar në ligjin për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurive dhe Dhuratave, presidenti, deputetët e Kuvendit, ministrat, zv ministrat, gjyqtarët prokurorët e shumë kategori të tjera janë të detyruar të deklarojnë pasurinë, e së fundmi këtij procesi i nënshkrohen edhe mjekët, profesorët e universiteteve publike e doganierët.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-