24 orët e fundit në Kosovë: 24 persona të arrestuar, mbi 2 mijë tiketa trafiku

Opoja.net Opoja.net Artikuj

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2 mijë e 248 tiketa trafiku gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa ka arrestuar 24 persona, sipas raportit të saj ditor.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 14 aksidente trafiku me të lënduar dhe 13 aksidente me dëme materiale. Fatmirësisht, nuk është raportuar asnjë aksident trafiku me fatalitet.

Sipas statistikave policore, 15 persona janë dërguar në mbajtje, ndërsa nuk është raportuar asnjë person në ndalim policor apo në vuajtje të dënimit.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

Kontakti

Tel: +377 (45) 563-059

Email: info@opoja.net

marketing@opoja.net

Adresa: Rruga “Adem Jashari” p.n. Dragash

- Reklama-
- Reklama-