333 kandidatë iu nënshtruan testit kualifikues për 24 prokurorë

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kosova

Saktësisht 333 kandidatë i janë nënshtruar testit kualifikues në procesin e rekrutimit të 24 prokurorëve në prokuroritë themelore të Kosovës të shtunën, ka njoftuar Këshilli Prokurorial.

Sipas njoftimit, testi është mbajtur në Akademinë për Siguri Publike në Vushtrri.

KPK-ja ka thënë se pyetjet janë hartuar në prani të vëzhguesve dhe monitoruesve vendorë e ndërkombëtarë.

Nga 333 kandidatë, gjashtë ishin prej komuniteteve joshumicë.

Pas testit kualifikues, do të organizohen edhe fazat tjera të testimeve, përfshirë testin me shkrim dhe intervistimin e kandidatëve.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-