Një rast i dhunës fizike është raportuar sot në rrugën “Reshat Karajkdiu” në Prizren, ku një person është sulmuar nga një tjetër, raporton Opoja,net.
Sinjali mëson se bëhet fjalë për Granit Paqarizin, i cili ka rrahur F.T., dhe se i njëjti ia ka dëmtuar edhe veturën e viktimës.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, duke bërë të ditur se patrullat policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe në vendin e ngjarjes është kontaktuar viktima, i cili është dërguar në Emergjencën Spitalore për trajtim mjekësor.
“Sipas deklaratës së viktimës, i dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur dhe dyshohet të jetë G.P., 39 vjeç, banues në Prizren.”, thuhet tutje në konfirmim.
Hetimet janë në vijim dhe njësitet përkatëse janë duke punuar në lokalizimin e të dyshuarit.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.