Sot gjatë ditës ka ndodhur në aksident me fatalitet në fshatin Lubizhdë të Hasit.
Si rezultat i aksidentit një fëmijë pesë vjeçar ka mbetur i vdekur pasi është goditur nga një veturë.
Shoferi i veturës është dërguar me urdhër të prokurorit në mbajtje për 48 orë.
Lajmin e ka konfirmuar Shaban Osmanollaj, zëdhënës i Policisë së Rajonit të Prizrenit.
“Gjatë ditës së sotme ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet në Lubizhdë-Has. Një veturë ka goditur për vdekje një fëmijë pesë vjeç. Me vendim të prokurorit shoferi i veturës është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka konfirmuar Osmanollaj për Express.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

