Sot shënohet Dita Ndërkombëtare Kundër Varfërisë.
Qysh nga viti 1993, njerëzit ndërgjegjësohen për nevojën e zhdukjes së varfërisë, jo vetëm në vend por në mbarë botën.
Një ndërgjegjësim të tillë bëjnë veçanërisht vendet në zhvillim.
Organizata të ndryshme joqeveritare dhe komunitetet e bamirësisë mbështesin këtë ditë duke u bërë thirrje drejtuesve dhe qeveritarëve që në agjendën e tyre lufta kundër varfërisë të ketë prioritet.
17 tetori i vitit 1987, është data kur më shumë se 100 mijë persona u mblodhën në Paris, për të nderuar viktimat e varfërisë ekstreme, urisë dhe dhunës, transmeton Klan Kosova.
Edhe pse 17 tetori u njoh si ditë zyrtare në vitin 1993, në shumë vende të tjera rreth botës kjo ditë përkujtohet që nga viti 1987.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.