Bashkimi kurorëzohet kampion për herë të tretë radhazi

Opoja.net Opoja.net Kosova

Klubi i basketbollit për femra Bashkimi ka shkruar një tjetër kapitull të lavdishëm në historinë e basketbollit kosovar, duke fituar titullin e kampionit të Kosovës për të tretën herë radhazi.

Ekipi prizrenas ka triumfuar në finalen e tretë të “play off” ndaj Pejës 03 me rezultat 69:58, në ndeshjen që është zhvilluar të martën në palestrën “Sezai Surroi”.

Nga radhët e Pejës 03, Sara Vraniqi është shquar me 12 pikë, por përpjekjet e saj nuk kanë mjaftuar për ta ndalur fitoren e skuadrës prizrenase.

Ky titull i kampionit përmbyll një sezon të shkëlqyer për Bashkimin, i cili më herët kishte fituar edhe Superkupën dhe Kupën e Kosovës.

Suksesi i Bashkimit ka ardhur pas një dominimi të qartë që nga fillimi i takimit, duke kontrolluar ritmin e lojës dhe mos i lënë shumë hapësirë kundërshtares.

Lojtarja më e dalluar ka qenë Adrienne Godbold me 22 pikë dhe 14 kërcime, ndërsa Arbnore Përquku ka dhënë kontribut me 14 pikë. Po ashtu, Brooque Williams ka shtuar edhe 13 pikë.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.


- Reklama-
- Reklama-
Merr lajmet me njoftim OK Jo faleminderit