Një tjetër vepër me rëndësi historike vjen nga studiuesi dhe historiani nga Opoja, Nuridin Ahmeti. Pas viteve të tëra kërkimesh në arkivat shtetërore të Shqipërisë, ai sjell për lexuesin dy vëllime me dokumente të pabotuara më parë, që hedhin dritë mbi zhvillimin e albanologjisë në ish-Jugosllavi.
Botimet përfshijnë informacione të ndjeshme dhe relacione për figura të mëdha të kulturës shqiptare si Ali Hadri, Rexhep Qosja, Ibrahim Rugova, Agim Vinca, Nexhmije Pagarusha, e shumë të tjerë, që patën lidhje të afërta me Tiranën gjatë dekadave të mëdha të sfidave.
Po ashtu, për herë të parë bëhen publike edhe materialet e studiuesve shqiptarë nga Shqipëria që vizituan Opojën, Hasin, Rugovën e Gjilanin, si dhe analiza për gjendjen e arsimit, kulturës dhe ekspeditave shkencore në këto zona – shumë prej të cilave të firmosura nga emra të mëdhenj si Eqrem Çabej dhe Aleks Buda.
Këto dy botime nuk janë vetëm një kontribut për albanologjinë, por edhe një pasqyrë e thellë historike për bashkëpunimet shkencore, kulturore dhe shpirtërore ndërmjet shqiptarëve në të gjitha trojet.
Një thesar dokumentar që i flet së kaluarës me sytë nga e ardhmja.
Faleminderit për këtë vepër të çmuar, Nuridin Ahmeti! 👏
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.