Qëllimi i këtij trajnimi ishte aftësimi dhe ngritja e nivelit të njohurive për kryerjen e operacioneve xheniere me mision: Lëvizshmëri, Kundër lëvizshmëri dhe Mbijetesë.
Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit u përgatitën në mënyrë intensive për aspekte kyçe të veprimit xhenierik. Programi trajnimor përfshiu tema si fortifikimet fushore dhe fortifikimet në zona urbane — elemente thelbësore për sigurimin e pozicioneve dhe mbrojtjen në terrene të ndryshme.
Një pjesë e rëndësishme e trajnimit ishte ndërtimi i pengesave dhe qarja e pengesave, aftësi që rrisin kapacitetin për të kontrolluar qarkullimin dhe për të krijuar barriera taktike në terren. Gjithashtu, trajnimet përfshinë procedurat për kalimin nëpër zonat e minuara dhe teknikat për kalimin e ujërave — tematika që sigurojnë që njësitë të veprojnë në mënyrë të sigurt e efektive në mjedise të rrezikshme.
Ky aktivitet vjen si pjesë e përpjekjeve të FSK-së për të fuqizuar njohuritë dhe aftësitë operative të trupave, duke i përgatitur ata për të përballuar sfidat taktike dhe misionet xheniere në kushte të ndryshme operacionale.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

