Në orët e para të mëngjesit të sotëm ka ndërruar jetë profesori i njohur nga fshati Brrut, Ibrahim Skenderi. Lajmi për ndarjen e tij nga jeta është bërë i ditur nga familjarët përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook.
NJOFTIM MORTOR
Me pikëllim të thellë njoftojmë të afërmit, miqtë dhe shokët se ka ndërruar jetë baba, vëllau dhe axha ynë, Ibrahim Skenderi.
Ceremonia e varrimit do të mbahet sot, më 18.11.2025, pas Namazit të drekës.
I ndjeri kujtohet për kontributin e tij në arsim dhe përkushtimin ndaj gjeneratave të nxënësve. Qoftë i xhenetit!
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

