Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur sot në takim komandantin e ri të KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajorin Roberto Vergori, të cilin e ka uruar për marrjen e detyrës së re.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, rëndësinë e komunikimit dhe koordinimit të vazhdueshëm, si dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe KFOR-it.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

