Ikin pronarët e Rematex-it, nuk ua japin pagat punëtorëve

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Lajme Opoja

Po bëhen gjashtë muaj që kur fabrika për përpunimin e leshit “Rematex” në Dragash, ka ndalur prodhimin, ndërsa një numër i punëtorëve nuk po arrijnë të marrin dy pagat e fundit. Punëtorët kanë thënë se pronarët e kësaj fabrike pa dhënë asnjë llogari, nga janari janë larguar nga vendi dhe nuk dihet se çka do të ndodhë me pagat e tyre. Ata thonë se u janë drejtuar edhe institucioneve të ndryshme në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për ta.

Edhe Salim Jonuzi, kryetar i Komunës së Dragashit, ka thënë për Portalin “Opoja.net” se ka pak shpresë që kjo fabrikë të rihapet përsëri. Ai ka thënë se pronarët e objektit, tashmë janë në bisedime me pronarët për të arritur një zgjidhje. I pari i komunës së Dragashit ka thënë se nëse kompania në fjalë nuk arrin të kthejë borxhin ndaj punëtorëve dhe ndaj komunës, atëherë, sipas tij, do të bllokojnë makineritë.

“Jo ende nuk ka filluar punën fabrika dhe vështirë që do të fillojë. Ne kemi pas shpresë se fabrika në qershor do të fillojë por është pak problem. Borxhi jonë nuk është shumë i madh por ka edhe borxhe të tjera. Do të shikojmë se çka do të bëjmë, makineritë i ka ende pa i marr dhe nëse fillon diçka me bë ne do t’i bllokojmë ato. Kanë qenë pronarët e objektit atje. Ata janë ende në bisedime, ka fjalë që do të hapin, do të shohim se çka do të behët më tutje”, ka thënë ai.

© Opoja.net

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-