Opoja.netOpoja.net
  • Aktuale
  • Lajme
  • Artikuj
  • Diaspora
  • Sport
  • Jeta
  • Teknologji
  • Ide
  • Kurioze
Kërko
  • Impressum
  • Marketing
  • Kontribo
  • Raporto
  • Privacy Policy
© 2013- 2023 Portali Opoja.net. Të gjitha të drejtat e mbrojtura. Dizajnuar nga Ikonat Creative.
Po lexoni: Kryetari i Dragashit: Unë Duhet të Shpallem i Pafajshëm
Ndaje
Notification Shfaq më shumë
Opoja.netOpoja.net
  • Aktuale
  • Lajme
  • Artikuj
  • Diaspora
  • Sport
  • Jeta
  • Teknologji
  • Ide
  • Kurioze
Kërko
  • Aktuale
  • Lajme
  • Artikuj
  • Diaspora
  • Sport
  • Jeta
  • Teknologji
  • Ide
  • Kurioze
Follow US
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2013- 2022 Portali Opoja.net. Të gjitha të drejtat e mbrojtura. Dizajnuar nga Ikonat Creative.

Kryetari i Dragashit: Unë Duhet të Shpallem i Pafajshëm

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj 16:20 - 17/02/2017 Lajme Opoja
Ndaje

Salim Jenuzi dhe dy zyrtarë të tjerë të Komunës akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ndërsa Nexhat Selaj për uzurpim të pronës shoqërore.

 I akuzuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, kryetari i Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi, tha në Gjykatë se në bazë të asaj çka pretendon prokurori, ai është i pafajshëm.

“Në bazë të asaj çka pretendon prokurori, unë mendoj se kryetari i Komunës, pra unë, duhet të shpallem i pafajshëm dhe në bazë të administrimit të provave, të cilat sigurisht do t’i bëni më vonë, do të shihni se kryetari i Komunës është i pafajshëm dhe duhet të merret vendim që kryetari i Komunës të lirohet”, tha Jenuzi.

Ndërsa, në fjalën e tij hyrëse, prokurori e arsyetoi aktakuzën për të cilën tha se është e mbështetur në prova të besueshme.

“Nga të gjitha këto prova të cilat do të administrohen gjatë shqyrtimit gjyqësor në këtë çështje penale nga ana e gjykatës, si dhe vlerësimit të tyre, në mënyrë të padyshimtë do të vërtetohet gjendja faktike e përshkruar si në aktakuzë”, theksoi prokurori Sefer Morina.

Përveç kryetarit Jenuzi në këtë rast të akuzuar për të njëjtën vepër janë edhe drejtori i Urbanizmit, Behan Haxhihasani, inspektori komunal i ndërtimtarisë, Vetim Hasani, si dhe Nexhat Selaj, i cili akuzohet për veprën penale të uzurpimit të paligjshëm të pronës shoqërore.

Meqë në këtë seancë nuk pati dëshmitar Gjykata lexoi prova materiale të grumbulluara nga prokurori i shtetit.

Ndërsa, për shkak se asnjëri nga të akuzuarit nuk pati avokat mbrojtës, në plotësim të procedurës së provave materiale, i akuzuari Behan Haxhihasani propozoi edhe disa prova materiale të reja, mirëpo meqë nuk pati kopje të tyre trupi gjykues i dha afat atij që brenda tre ditësh t’i paraqesë në kopje të mjaftueshme për Gjykatën dhe prokurorin e shtetit.

Si rezultat i kësaj, gjykata mori aktvendim që shqyrtimi gjyqësor të shtyhet dhe u vendos që seanca e radhës të mbahet më 23 mars.

Sipas aktakuzës, kryetari Jenuzi prej vitit 2009 deri në vitin 2016 në Dragash me qëllim të fitimit të dobisë pasurore për tjetrin dhe shkaktimin e dëmit Komunës, duke përdorur pozitën e tij si kryetar i ka mundësuar pronarit të furrës “Evropa”, Nexhat Selajt, përvetësimin e kësaj patundshmërie.

Selaj me këtë rast kishte ndërtuar objektin afarist dykatësh pa kompenzim dhe pa vendim të Asamblesë Komunale në Dragash.

Ndërsa drejtori i Urbanizmit, Behan Haxhihasani, në vitin 2011 fillimisht kishte lëshuar aktvendim me të cilin Nexhat Selajt i lejohet ndërtimi i objektit afarist në pronën shoqërore të evidentuar në emër të Komunës së Dragashit.

Ndërsa më vonë, po gjatë këtij viti Haxhihasani kishte lëshuar aktvendim me të cilin vërtetohet se Nexhat Selaj ka bërë uzurpimin arbitrar të tokës në pronë shoqërore, e evidentuar si pronë e Komunës së Dragashit.

Inspektorin Komunal të ndërtimit, Vetim Hasanin, aktakuza e ngarkon se me dashje nuk i ka kryer detyrat e domosdoshme të përcaktuara me ligj, pasi nuk ka ndërmarrë veprimet për ndërprerjen, ndalimin dhe ekzekutimin e punimeve në objektin e ndërtuar nga i akuzuari Nexhat Selaj, duke lejuar kryerjen dhe përfundimin e ndërtimit të objektit dykatësh.

Salim Jenuzi vite më parë ishte akuzuar për një rast tjetër të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, por në janar të vitit të kaluar u shpall i pafajshëm nga Gjykata Themelore në Prizren.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

Kushtrim Guraj 16:23 - 17/02/2017 16:20 - 17/02/2017

Rubrika për Opojën

Ka ndërruar jetë profesori Ibrahim Skenderi nga fshati Brrut

Fitore bindëse në Prekaz: KF Opoja e mbyll stinorin me 5 gola

Blogu i ditës

LIVE
24-orëshi shënon më shumë aksidente me të lënduar sesa me dëme materiale
10:44 - 24/11/2025 Kronika
Aksident i rëndë në Prizren – Vetura godet një femër në vendkalimin për këmbësorë
10:00 - 24/11/2025 Kronika
“Kundërshtar i pakëndshëm”, te Sllovakia thonë se nuk e njohin Kosovën, por besojnë në kualifikim
17:28 - 20/11/2025 Sport
AUV-i asgjëson gati 3 mijë kilogramë tranguj të konservuar
17:26 - 20/11/2025 Kosova
Zyrtarizohen katër kundërshtarët e mundshëm të Kosovës në fazën e ‘play-off’-it
9:56 - 19/11/2025 Sport
Shfaq më shumë

Ju gjithashtu mund të lexoni

Kronika

24-orëshi shënon më shumë aksidente me të lënduar sesa me dëme materiale

0 Min. Leximi
Kronika

Aksident i rëndë në Prizren – Vetura godet një femër në vendkalimin për këmbësorë

1 Min. Leximi
Kosova

AUV-i asgjëson gati 3 mijë kilogramë tranguj të konservuar

1 Min. Leximi
Kronika

Incident në Prizren: Theret me thikë 14 vjeçarja, shoqërohet në polici 12 vjeçari

1 Min. Leximi

Impressum

Materialet në Portalin OPOJAnet nuk mund të përdoren. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit OPOJAnet.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2013 – 2022  Agjencia e lajmeve lokale OPOJAnet

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:    

Kontakti

OPOJAnet B.I

Rr. Rexhep Krasniqi B10 Ob,A4 Nr.01, Prishtinë

  • 045/ 563-059
  • informata@opoja.net
  • marketing@opoja.net
40.5k Like
6k Follow
10.3k Follow
275k Subscribe
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?