Viti 1998, përfaqësuesit e Zaplluxhes dorëzojnë dy pistoleta te MUP-i serb (Video)

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Mëngjesin e 7 shtatorit të vitit 1998 përfaqësuesit e fshatrave të Opojës ishin thirrur nga MUP-i serb për të dorëzuar armët që kishin grumbulluar në fshatra.

Pas fshatrave Brezne, Buqe e Blaç radhën për të raportuar e kishin përfaqësuesit e Zhaplluxhes.

Si një fshat me tri mahallë, ky fshat kishte dërguar nga një përfaqësues prej secilës prej këtyre mahallave.

Për dallim nga shumica e fshatrave tjera të Opojës, banorët e Zhaplluxhes kishin dorëzuar dy pistoleta, e që këto nga përfaqësuesit e fshatit u dorëzuan të MUP-i serb, shkruan Opoja Sot.

Kujtojmë MUP-i serb kishte detyruar këta përfaqësues t’i ftojnë banorët e fshatrave dhe ti njoftojnë se ato armë që kanë duhet t’i dorëzojnë.

Pasi që u dorëzuan këto dy pistoleta, ushtria serbe u ka bërë pyetjet e zakonshme edhe përfaqësuesve të Zaplluxhes, se nëse në fshat ka organizime të armatosura.

Edhe këta përfaqësues si të fshatrave tjerë, mohuan se ka organizime të tilla duke shtuar se ata janë të mbikëqyrur nga ushtria (që në atë kohë ishin të vendosur në Karaudhë).

Ata po ashtu u ankuan te ushtria se i kanë detyruar banorët të largojnë kafshët nga bjeshkët, duke vënë këta të fundit në vështirësi pasi s’po mundin t’i kullosin kafshët. /OpojaSot.com

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-