Dragashi iu shprehu falënderime ushtarëve të KFOR-it

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Komuna e Dragashit, përkatësisht Drejtoria e Kulturës, Rinisë e Sportit, sot ka vizituar bazën e forcave turke të KFOR-it në Dragash, për t’i falënderuar ushtarët, në vigjilje të 24 Marsit, datës kur para 19 vjetësh NATO e filloi fushatën e bombardimeve të caqeve ushtarake serbe, në mbrojtje të popullatës së Kosovës.

Me këtë rast, drejtori i këtij dikasteri, Lirim Hajredini, i shoqëruar nga zyrtari, Nexhat Tërshnjaku, në emër të kryetarit të Komunës së Dragashit, Shaban Shabanit, ushtarëve iu dhuruan libra, fletushka dhe harta turistike të Komunës së Dragashit.

Kujtojmë se, më 24 mars të vitit 1999 kishte filluar fushata e bombardimeve, e cila rezultoi me largimin e forcave serbe nga Kosova dhe hyrjen e trupave të NATO-s. Atëkohë, në Kosovë hynë 37 mijë e 200 ushtarë të NATO-s, nga 37 shtete, anëtare të sajë. /Radio Sharri

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-