A do ketë surpriza në ndeshjen Serbi-Shqipëri? – Përgjigjet Sylvinho

Opoja.net Opoja.net Sport

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, në konferencën zyrtare për shtyp një ditë para përballjes së shumëpritur ndaj Serbisë, e cilësoi këtë ndeshje si më të rëndësishmen deri tani në fushatën e kuqezinjve.

“Të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme, por kjo është më e rëndësishmja. Fituam me Letoninë dhe tani kjo ndeshje ka sens. Nëse fitojmë, me Andorrën do të jetë më e rëndësishmja. Janë ndeshje të ndryshme. Besoj se do të jetë një përballje e bukur”, deklaroi Silvinjo.

Ai theksoi se skuadra ka punuar intensivisht gjatë ditëve të fundit në Tiranë, duke u përgatitur për një ndeshje që kërkon përqendrim maksimal.

“Siç e thashë, është një ndeshje e rëndësishme dhe e bukur. Për tre ditë e gjysmë kemi pasur stërvitje në Tiranë. Dje kemi zhvilluar një stërvitje të nivelit të lartë. Nesër do të duhet të zgjedhim lojtarët që do të hedhim në fushë.”, tha trajneri Kombëtares.

Sa i përket mungesës së golave nga sulmuesit, trajneri brazilian u shpreh i qetë dhe optimist.

“Mungesa e golit nuk më mungon nga sulmuesit. Goli është pika e fundit e futbollit. Kam besim që lojtarët do t’i përgjigjen atyre që kemi përgatitur në stërvitje.”-vijoi Silvinjo.

Silvinjo tha gjithashtu se stafi teknik është i informuar mbi mënyrën e lojës së kundërshtarit.

“Në fakt edhe ne e dimë ekipin e tyre. Luajnë me 3 qendërmbrojtës, 2 krahu, 3 mesfushorë dhe 2 sulmues. Nuk mund t’ju them për ndonjë surprizë, por kemi një stërvitje të rëndësishme që na pret pas pak.”-tha Silvinjo.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.


- Reklama-
- Reklama-