A e dini se si u krijua makina e parë?

Ishte viti 1886 kur një trerrotësh do ccelte epokën e katërrrotëshve

Ishte viti 1886 kur një trerrotësh do ccelte epokën e katërrrotëshve

Opoja.net Opoja.net Kuriozitete

Në vitin1886, Karl Benz aplikoi për patentë për makinën e tij, e cila ishte e para në botë me motor me djegie të brendshme. U drejtua publikisht për herë të parë gjatë verës së të njëjtit vit.

Mënyra se si Benz-it i lindi ideja për makinën e parë është interesante. Ëndrra e tij ishte të ndërtonte një karrocë pa kuaj dhe çiklizmi ishte hobi i tij.

Ai ndërtoi makinën e tij të parë duke montuar një motor benzine në një karrocë trekëndëshe që kishte rrota të ngjashme me ato të një biçiklete (ai nuk përdori rrotat prej druri të karrocës).

Motori në makinën e parë kishte vetëm një cilindër me një vëllim prej 954 centimetra kub dhe një fuqi prej 0.8 kuaj-fuqi.

Ai arriti një shpejtësi prej 16 kilometrash në orë. Kompania Benz & Cie në Mannheim u bë lidere në industrinë e automobilave, dhe makina e parë e Benz-it shënoi fillimin e vërtetë të një prej industrive më të zhvilluara sot.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.


- Reklama-
- Reklama-