Pyetja:
A lejohet konsumimi i ushqimeve që gatuhen me verë, shembull: midhjet gatuhen me verë të bardhë?
***
Përgjigjja:
Falënderimi i takon vetëm Allahut të Lartësuar, përshëndetjet lëvdatat të Dërguarit të Tij.
Muslimanit nuk i lejohet konsumimi i alkoolit në asnjë rrethanë normale; qoftë pak, qoftë shumë. Atij nuk i lejohet blerja e tij, as shitja e tij. Me një fjalë, ai duhet të qëndrojë larg alkoolit. Gjithashtu, atij nuk i lejohet as përdorimi i alkoolit për gatime, sikurse nuk i lejohet konsumimi i gatimeve të përgatitura me alkool. Bazuar në këtë, besimtari që posedon restaurant, gjelltore, e të ngjashme, nuk i lejohet përgatitja e ushqimeve me alkool, edhe nëse këtë ia kërkojnë klientët, madje atij nuk i lejohet as blerja e tij dhe mbajtja e tij në shtëpi apo restaurant. Gjithashtu besimtari duhet të ketë kujdes që mos të konsumojë ushqime që gatuhen me alkool. Ky është rregull i përgjithshëm, në bazë të të cilit duhet të veprojë çdo besimtar. Mirëpo, nëse besimtarit i servohen ushqime të gatuara me alkool, cfarë duhet të veprojë? Nëse ushqimet e gatuara me alkool, janë të përgatitura në zjarr, që i bie se zjarri bën që alkooli të avullohet, atëhere më e mira do të ishte që ky ushqim të mos konsumohet. Mirëpo nëse alkooli është avulluar i tëri dhe nuk ka mbetur asgjë prej tij në ushqim, konsumimi i tij nuk do të konsiderohej mëkat, porse herën tjetër ose nuk e frekuenton këtë restaurant, ose ia bën me dije që ushqimin e tij ta përgatisin pa alkool.
Nëse alkooli nuk është avulluar i tëri nga ushqimi, vërehet prezenca e tij në ushqim, atëherë nuk lejohet konsumimi i atij ushqimi. Nuk lejohet edhe konsumimi i ushqimeve që përgatiten me alkool dhe nuk gatuhen në zjarr, si: sallatat e ndryshme, pastat, kremat, e të ngjashme.
Allahu e di më së miri.
Hoxhë dr. Rasim Haxha
The post A lejohet konsumimi i ushqimeve që gatuhen me verë, shembull: midhjet gatuhen me verë të bardhë? appeared first on Pyetje dhe përgjigje nga feja islame.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

