KF Opoja nuk është thjesht një klub futbolli. Është histori, është identitet dhe krenari e një treve që për dekada ka nxjerrë sportistë, tifozë besnikë dhe ka mbajtur gjallë frymën sportive në Opojë. Ky klub ka qenë strehë për të rinjtë, zë i fshatrave tona dhe emër që është dëgjuar me respekt në futbollin rajonal.
Sot, fatkeqësisht, KF Opoja po përballet me një situatë shqetësuese.
Përgatitjet për sezonin e ri duhej të kishin filluar, por ato janë shtyrë, dhe pasiguria po rritet çdo ditë më shumë.
Mungesa e përkrahjes është evidente. Përveç Kuvendit Komunal të Dragashit, i cili po tregon vullnet dhe mbështetje, klubi po mbetet pothuajse i vetëm.
KF Opoja nuk duhet të shuhet në heshtje.
Ky klub meriton më shumë vëmendje, më shumë përgjegjësi dhe më shumë përkrahje sepse kur shuhet një klub, nuk shuhet vetëm futbolli, por një pjesë e rinisë dhe e historisë sonë.
Koha po ecën. Vendimet duhet të merren tani.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

