Afër 400 mijë vetura në Kosovë, mbi 70 % e tyre gjermane

Opoja.net Opoja.net Kosova

Afër 400 mijë vetura me të drejtë qarkullimi janë në Kosovë.

Rreth 280 mijë prej tyre janë automjete të cilat orgjinën e kanë nga Gjermania. Mbi 30 mijë me bazë nga Franca. E pjesa tjetër përmbushet me makina të shteteve tjera.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme në një përgjigje dërguar portalit “Front Online”.

Veturat, Gjermania “pushton” Kosovën

Prej veturave gjermane, kosovarët del se i preferojnë më së shumti ato të tipit “Volkswagen”. Mbi 150 mijë të tilla enden në vend apo rreth 38.3 për qind e të gjitha veturave.

Pos tyre, kosovarët janë merakli edhe të “Mercedesit”. Afër 49 mijë vetura të kësaj marke janë në duart e tyre, shkruan “Front Online”.

Në Kosovë janë edhe 37 mijë makina të tipit “Opel”. 26 mijë aso “Audi” e 16 mijë “BMW”, të trija këto kompani po ashtu gjermane.

Ilustrimi/Gent Selani

Kosovarët, merakli edhe të veturave franceze

Edhe veturat franceze preferohen nga kosovarët.

Mbi 32 mijë të tilla qarkullojnë rrugëve të Kosovës. Afër 13 mijë janë “Renault”, mbi 12 mijë “Peugeot” dhe mbi 7 mijë e 800 “Citroen”.

Pjesa tjetër e makinave vijnë nga shtetet tjera. Ka aso nga Spanja, Italia, por edhe më larg nga Amerika e Japonia.

Në infografikën e mëposhtme është paraqitur vetëm një pjesë e numrit, ato që janë më shumë në sasi, prej 400 mijë makinave sa kanë të drejtë qarkullimi në total në Kosovë./ “Front Online”

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-