Aksident me fatalitet në Brod të Shtërpcës

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kronika

Një fëmijë ka humbur jetën në fshatin Brod të Shtërpcës, pasi u godit nga një veturë.

Veturën Fiat po e ngiste i dyshuari shqiptar i cili nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë e ka goditur fëmijën.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, viktima kishte marr lëndime të rënda trupore nga aksidenti dhe ka ndërruar jetë në spital.

I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-