Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur sot në Prizren.
Si pasojë një person ka humbur jetën. Rrethanat e plota të ngjarjes ende nuk janë bërë të ditura.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë dhe ekipet emergjente, të cilat kanë intervenuar menjëherë. Mjekët kanë konstatuar vdekjen e viktimës në vend.
Policia ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet e aksidentit, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

