Aksion i Policisë në Prizren, dënohen sallat e dasmave e lokale të Prizrenit

Opoja.net Opoja.net Kosova

Sot, me datë 4 prill 2021, policia në Prizren duke u angazhuar për zbatimin e masave anticovid19, ka realizuar një numër të konsiderueshëm të aktiviteteve. Në këtë kuadër policia kishte pranuar informacion se disa objekte hoteliere përkatësisht salla të dasmave kanë organizuar ahengje në kundërshtim me masat dhe rekomandimet e IKSHP-së.

Veprimet e policisë ishin të menjëhershme dhe u kryen kontrolla në disa lokacione dhe shqiptuan gjoba në 3 lokale në Prizren me nga 500 euro për bizneset ndërsa per organizatorin nga 200 euro, dhe në Vërmicë inspektorët shqiptuan gjobë në vlerë 500 euro. Si rezultat i kësaj policia shpërndan të gjithe dasmorët dhe ndalon dasmat.

Në kuadër të inspektimit të lokaleve u kontrolluan gjithsej 77 lokale në rajonin e Prizrenit, ndërsa për mos mbajtje të distancës dhe pa maska u shqiptuan 40 gjoba në bazë të ligjit 07/L- 006.

Policia rajonale në Prizren apelon tek të gjithë qyetarët e Prizrenit që të respektojnë masat e Qeverisë dhe rekomandimet e IKSHP-së për masat kundër virusit “Covid19”. Aktivitete të tilla do të jenë në vazhdimësi, dhe policia do të jëtë në zbatim të plotë të vendimeve të qeverisë dhe rekomandimeve të IKSHP-së, thuhet në komunikatën e Policisë.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-