Aksion i Policisë në Prizren – Kontrollohen disa kafiteri në “Abi Çarshia”

Opoja.net Opoja.net Kosova

Një aksion i befasishëm i Policisë është duke u zhvilluar gjatë natës në disa kafiteri në zonën e njohur të “Abi Çarshisë” në Prizren.

Sipas burimeve të Sinjalit, aksioni ka nisur pak para mesnatës dhe ka përfshirë kontrolle të imtësishme në disa lokale të frekuentuara nga të rinjtë. Njësitet policore, përfshirë ato të rendit dhe hetimeve, kanë bastisur hapësirat e brendshme të kafiterive dhe kanë ndërmarrë veprime operative në terren.

Lokalet që janë bastistur deri në momentin e publikimit të lajmit janë: Ponte, Che BAR, Barbon e të tjera.

Nuk dihet ende nëse ka persona të ndaluar apo materiale të konfiskuara, ndërsa operacioni thuhet se është pjesë e një fushate për shtimin e sigurisë publike dhe parandalimin e veprimtarive të jashtëligjshme.

Gazeta Sinjali është në kontakt me burime zyrtare dhe jozyrtare dhe do t’ju informojë me detaje të reja sapo të konfirmohen.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.


- Reklama-
- Reklama-
Merr lajmet me njoftim OK Jo faleminderit