Opoja.net

Aktakuzë kundër katër personave për veprën penale të grabitjes në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër katër (4) personave, R.Th., R.S., A.M dhe D.B., të gjithë nga Prizreni, pasi që së bashku kanë kryer veprën penale të grabitjes nga neni 329 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 e në lidhje me nenin 31 të KP.

Sipas aktakuzës të pandehurit më datën 06.10.2016, në orët e vona të natës në rrugën “Hoxhë Tahsini” në Prizren, duke vepruar si grup i armatosur duke përdorur forcën kanë përvetësuar pasurinë e paluajtshme të viktimës D.H., të cilin e kanë detyruar nën kërcënim si dhe duke përdorur dhunën fizike ndaj bashkëshortes së tij që të hap kasafortën dhe nga e njëjta kanë marrë para në vlerë prej tetëmbëdhjetëmijë (18.000) euro, si dhe një sasi të konsiderueshme të stolive të arit në vlerë prej dyzetmijë (40.000) euro duke u larguar nga shtëpia.

103
Cilën kandidatë e shihni fituese në raundin e dytë të zgjedhjeve ?

Me këto veprime të akuzuarit kanë kryer veprën penale të grabitjes nga neni 329 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 e në lidhje me nenin 31 të KP, njofton Ekrem Lutfiu, zëdhënës i Këshillit Prokurorial të Kosovës, transmeton Opoja.net.

Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net
Fokusi
Shiko
Zgjedhjet
Abonohu
Raporto