Prokuroria Themelore në Mitrovicë njoftoi se është ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave për veprat penale “trafikim me njerëz”, “dhunim” dhe “shërbime seksuale të viktimës së trafikimit”.
Prokuroria njoftoi se të pandehurit e kanë dhunuar dhe trafikuar viktimën K.B.
A.K., M.Q. dhe R.K. akuzohen për trafikim, e E.B. dhe M.Q. për dhunim, derisa A.Q. dhe H.Z. për veprën penale shërbime seksuale të viktimës së trafikimit.
“Prokuroria Themelore në Mitrovicë me rastin e ngritjes së aktakuzës ka kërkuar nga gjykata që gjashtë (6) të pandehurit të i shpallë fajtorë për veprat e kryera penale dhe ti dënojë sipas ligjit”, thuhet në komunikatën për media.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.