Ambasada amerikane deklarohet për vizitën e zyrtarit amerikan: Përforcon partneritetin mbrojtës SHBA-Kosovë

Opoja.net Opoja.net Kosova

Ambasada amerikane është deklaruar në lidhje me vizitën zyrtare të Zëvendës Ndihmës Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-ve, David Baker dhe Gjeneralin Chris McKinney.

Ambasada deklaroi se zyrtari amerikan takoi presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin në detyrë Kurti ministrin e Mbrojtjes dhe Komandantin e FSK-së dhe atë të KFOR-it në Kosovë.

Ambasada amerikane po ashtu njoftoi se gjatë kësaj vizite Baker përforcoi partneritetin mbrojtës SHBA-Kosovë dhe mundësitë për të thelluar bashkëpunimin në mbështetje të paqes dhe stabilitetit rajonal.

Zyrtari amerikan gjatë vizitës në Kosovë qëndroi edhe në kampin Boondsteel, ku takoi personelin ushtarak amerikan.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.


- Reklama-
- Reklama-