Opoja.net

Ambasadorja Turke viziton xhaminë “muderris Rexhep Ismaili” në Bresanë

Lajme Opoja
Ambasadorja Turke viziton xhaminë “muderris Rexhep Ismaili” në Bresanë

BRESANË, 02 shtator – Ambasadorja e Republikës së Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç, sot në ditën e dytë të Kurban Bajramit ka vizituar xhaminë “muderris Rexhep Ismaili” në fshatin Bresanë të Komunës së Dragashit.

Gjatë kësaj vizite ambasadorja e Republikës së Turqisë, Kivilcim Kiliç, është takuar me imamin e kësaj xhamie, Kasam Muhameti, dhe më xhematin e rregullt në këtë xhami.

Ambasadorja turke ka qënë e shoqëruar nga sekretari i zyrës për çështje fetare të Dijanetit Turk në Prishtinë, Zymer Ramadani.

“Sot, 02.09.2017, patëm nderin ta kemi për vizitë në xhaminë “muderris Rexhep Ismaili” në Brodosanë, ambasadoren turke me detyrë në Prishtinë z. Kıvılcım Kılıç, e shoqëruar me sekretarin e zyrës për çështje fetare të Dijanetit Turk në Prishtinë, Zymer Ramadani”, ka shkruar imami i xhamisë, Kasam Muhameti, në profilin e tij në facebook.

© Opoja.net

UNICEF dhe Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ndihmojnë shkollat e komunës së Dragashit me mjete higjienike

Opoja.net

1,643 persona të pagjetur në Kosovë, 2 janë nga Dragashi

Opoja.net

“Jeta në Kosovë” ndan mirënjohje për kryetarin Shabani

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net