Opoja.net

Arkeologët identifikojnë muralin ku paraqitet një perëndi në formën e merimangës

Arkeologët në Peru kanë identifikuar një mural 3,200-vjeçar të pikturuar në anën e një tempulli antik që mendohet se paraqet një perëndi në formën e merimangës, perëndi ky që ndërlidhet me shiun dhe pjellorinë.

Murali u zbulua vitin e kaluar pasi zona ku ishte u shkatërrua nga fermerët lokalë duke u munduar t’i zgjeronin plantacionet, shkruan Guardian.

Ekspertët besojnë se ajo u ndërtua nga njerëz që i përkisnin kulturës së quajtur “Cupisnique”, e cila ishte e zhvilluar para më shumë se 3,000 vjetësh.

Arkeologu Regulo Franco Jordan ka thënë se lokacioni strategjik i tempullit afër lumit, i ka çuar studiuesit të besojnë se ka qenë tempull i dedikuar për perënditë e ujërave.

Merimanga perëndi nuk është i vetmi art që u gjet në Peru muajt e fundit. Vitin e kaluar, u gjet forma e një maceje gjigante. /GazetaSinjali/

Ndiqni këto veprime nëse telefoni juaj është lagur dhe nuk do të ndizet

Merlinda Guraj

Idetë e dekorimit të banjës: Cilat pllaka të zgjidhni dhe si t’i kombinoni ato me elemente të tjera

Merlinda Guraj

Një grua nga Afrika e Jugut lind 10 foshnje

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net