Arrestimi i të dyshuarit për spiunazh dhe lidhje me ISIS, Shala: Kosova po tregon kapacitete të fuqishme kundër kërcënimeve të brendshme

Opoja.net Opoja.net Kosova

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës gjatë një aksioni të zhvilluar në dy lokacione të ndryshme, nën dyshimet për përfshirje në veprimtari të spiunazhit dhe bashkëpunim me organizata terroriste, raporton Ekonomia Online.

Lidhur me këtë zhvillim, njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, tha se ky veprim është dëshmi e funksionimit të mirë të mekanizmave të sigurisë në vend.

Ai shtoi se tashmë ndaj të dyshuarit rëndojnë edhe akuza për spiunazh, që kanë të bëjnë me cenimin e rendit kushtetues të Kosovës.

Sipas tij, ky rast tregon se Kosova ka kapacitete të qëndrueshme për të përballuar kërcënimet e brendshme dhe për të ruajtur rendin dhe sigurinë në vend.

“Sa i përket ndërmarrjes së veprimeve nga ana e Prokurorisë Speciale të Kosovës në bashkërendim me Policinë e Kosovës dhe Agjencinë Kosovare të Inteligjencës në drejtim të identifikimit të personave të cilët janë pjesë përbërëse të strukturave qoftë terroriste me elementë të spiunazhit, sot gjatë ditës kemi pasur një veprim të organizuar mirë nga mekanizmi përkatës i cili ka identifikuar, përcjellur dhe vëzhguar nëpërmjet formave të ndryshme operative duke e konkretizuar punën e saj sipas gjitha gjasave të gjata për ta sjellë para organeve të drejtësisë personin e dyshuar i cili ndër të tjera ka precedent kriminal sa i përket bashkimit në një organizëm terrorist ISIS, por njëkohësisht tani më me elementet e reja të veprimeve të spiunazhit në drejtim të cenimit të rendit kushtetues të Kosovës. Mendoj që organi ndjekës pra, Policia e Kosovës, në bashkërendim edhe me mekanizmat e tjerë që në këtë rast AKI, kanë kryer një punë të jashtëzakonshme operative duke minimizuar dëmin e shkaktuar nga personi apo persona të tjerë të cilët mund të jenë pjesë përbërëse e këtij grupi. Kjo e dëshmon faktin që Kosova ka mekanizma të mjaftuar të qëndrueshëm të cilët kryejnë punë në mënyrë përfide, profesionale për të garantuar mbarëvajtjen e proceseve dhe normative kushtetuese në Kosovë,” tha ai.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-