Arrestohen 13 persona në Prizren, në një lokal zhvilloheshin lojëra fati

Opoja.net Opoja.net Kronika

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pas pranimit të informatës se në një lokal në Prizren zhvilloheshin lojëra fati është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka dhënë urdhër verbal që të realizohet urdhër kontroll në lokal, me ç’rast janë arrestuar 13 të dyshuar.

Gjatë kontrollit janë sekuestruar 4 shtëpiza kompjuteri, 1 llaptop, 1 printer i tiketave të basteve 1 printer i tiketave të basteve si dhe disa tiketa (kuponë) të basteve që kanë luajtur të dyshuarit.

Në vendngjarje ka ndalur edhe inspektorët komunalë, ku kanë bërë një procesverbal dhe kanë mbyllur lokalin.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-