Arrestohet personi i cili vodhi 6 televizorë dhe 7 iPad në një shkollë në Gjilan

Opoja.net Opoja.net Kosova

Sot, rreth orës 11:00 në Gjilan, Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për vjedhje në shkollën private “Hello” të ndodhur me datë 20 tetor 2020, shkruan Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali merr vesh nga burimet brenda policisë se, i dyshuari D.D duke përdorur forcën ka hyrë brenda në objektin e shkollës dhe nga aty ka arritur të vjedh 6 televizorë dhe 7 iPad.

Po ashtu, është bërë e ditur se, ankuesit i janë kthyer gjërat e vjedhura, ndërsa i dyshuari i cili edhe ka pranuar në tërësi rastin, me vendim të prokurorit është ndaluar për 48-orë. /Gazeta Sinjali/

The post Arrestohet personi i cili vodhi 6 televizorë dhe 7 iPad në një shkollë në Gjilan appeared first on Sinjali.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-