Në kuadër të shënimit të 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, në SHFMU “Shaban Shabani” në Llopushnik ka nisur aktiviteti tradicional “Kuizi i Diturisë”, me pjesëmarrjen e nxënësve të klasave VI–IX.
Gara filloi me përballjen mes klasave të gjashta, ku emocionet, entuziazmi dhe fryma e bashkëpunimit mbushën ambientet e shkollës. Nxënësit treguan nivel të lartë përgatitjeje, duke dëshmuar se dija, përkushtimi dhe puna ekipore janë çelësi i suksesit.
Pas një gare të fortë dhe mjaft interesante, vendin e parë e fitoi klasa 6/3, të cilët meritojnë përgëzime për arritjen e tyre. Organizatorët përgëzojnë të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin dhe korrektësinë e treguar, duke iu uruar suksese në vazhdim të këtij aktiviteti.
Ky kuiz po dëshmon edhe një herë rëndësinë e aktiviteteve edukative në nxitjen e dijes dhe zhvillimin e frymës garuese ndërmjet nxënësve.

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

