Komisioni për
Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis ka shqyrtuar planin
e performancës për vitin 2021 nga Autoriteti i Aviacionit Civil, raporton
Ekonomia Online.
Bujar Ejupi drejtor
i përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil, tha se për herë të parë janë
duke bërë një plan të tillë.
Ai ka sqaruar se hapësira
ajrore e Kosovës është nën menaxhimin e NATO-s, duke kërkuar që të gjendet pajtueshmëri
për hapje të rrugëve ajrore të reja.
“Ne si plan për
mënyrën e sistemimit është hera e parë që e kemi bërë pra planin e performancës
dhe për punët që na presin gjatë vitit 2021. Pika e parë më e rëndësishme është
zbatimi i përgjegjësive të përgjithshme”.
“Jemi të
obligueshëm të zbatojmë rregulloret që zbatohen në Evropë. Shumë prej tyre
rregulloreve brenda vitit kanë nevojë me u ndryshuar”.
“Hapësira ajrore
e Kosovës është nën menaxhimin e NATO-s. Pjesa e ulët e hapësirës ajrore ka
probleme. Normalizimi i hapësirës i bien që na me hap rrugë ajrore me Shqipërinë.
Të gjendet një pajtueshmëri për hapje të rrugëve ajrore të reja”.
Kryesuesi i
Komisionit, Liburn Aliu, tha se menaxhimi i hapësirave të reja ajrore është i
pamundur në këtë fazë.
“Çështja e menaxhimit të hapësirës ajrore të reja si korridori me Shqipërinë s’mund të realizohet njëherë”.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.