Avdi Hoti zgjidhet kryetar i ri i Sindikatës së Policisë së Kosovës

Opoja.net Opoja.net Kosova

Në Kuvendin e pestë Zgjedhor të Sindikatës së Policisë së Kosovës, i mbajtur sot në sallën e konferencave të Stacionit Policor “Qendra”, Avdi Hoti u zgjodh kryetar i ri me shumicë votash, ndërsa Edita Azemi u zgjodh nënkryetare.

Kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli, theksoi rëndësinë e sindikatës në avancimin e të drejtave të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

“Përmes këtij forumi ne jo vetëm që reflektojmë mbi arritjet dhe sfidat, por gjithashtu nderojmë rrugën për të ardhmen – një të ardhme të sigurt, më të drejtë dhe më të denjë për të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës. Jemi të vetëdijshëm për sfidat me të cilat përballet policia jonë, qoftë në aspektin e punës, ashtu edhe në atë social-ekonomik, por jemi po aq të vendosur që përmes organizimit dhe zërit sindikal t’i realizojmë të gjitha kërkesat e punonjësve të Policisë së Kosovës”, tha ai.

Ndërsa Hoti vlerësoi kuvendin si shprehje të demokracisë sindikale dhe u zotua për përkushtim ndaj përmirësimit të kushteve të punës dhe mirëqenies së pjesëtarëve të policisë.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-