Ballkani si Barcelona, shifrat ndaj Clujit në Rumani janë të jashtëzakonshme

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Sport

Ballkani ka përmbyllur sot pjesëmarrjen historike në grupet e Conference Leagues. Kampionët e Kosovës janë mposhtur minimalisht 1-0 nga CFR Cluj-i, por statistikat që vijnë nga Rumania janë të jashtëzakonshme.

Ballkani i Ilir Dajës e mbyll ndeshjen me statistika si të Barcelonës.

Suharekasit kanë dominuar ndeshjen, teksa kanë pasur kontrollin e topit për 74% të kohës, krahasuar me 26% mbajtje të topit nga kundërshtari.

Gjithashtu, ekipi ka provuar 10 herë golin, ndër të cilat tre goditje kanë qenë në kuadrat. Ballkani e mbyll grupin në vendin e 4-t me 4 pikë të grumbulluara, ndërsa Cluj kalon në fazën me eliminim direkt, pasi renditet e 2-ta me 10 pikë në total.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-