Banorët e fshatit Blaq po përballen me mungesë të ujit të pijshëm tash e pesë ditë, duke shkaktuar vështirësi të mëdha në jetën e përditshme, shkruan Opoja.net.
Rreth 35 shtëpi kanë mbetur pa furnizim me ujë dhe kërkojnë ndërhyrje urgjente nga Komuna dhe Ujësjellësi për zgjidhjen e këtij problemi.
Banorët theksojnë se uji është nevojë bazë për çdo familje dhe apelojnë për reagim të menjëhershëm nga institucionet përgjegjëse.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

